Ndeshja e sotme ndërmjet Lincoln Red Imps dhe Prishtinës, në kuadër të parakualifikimeve për Europa League është anuluar. Kjo ndeshje ishte paraparë të niste në orën 18:00, por duke pasur parasysh se 8 lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitiv, klubi bardhekaltër nuk e plotësonte kushtin e UEFA-s që t’i ketë së paku 13 futbollistë të gatshëm për lojë. Në kohën e paraparë të ndeshjes në fushë dolën për stërvitje futbollistët e Lincolnit dhe zyrtarët e UEFA-s për këtë ndeshje, me gjasë me qëllim që ta kenë më të lehtë marrjen e vendimit për rezultat zyrtar. Në anën tjetër, prishtinasit qëndruan në hotel. Në një njoftim të shkurtër, Prishtina ka theksuar se vendimin për anulimin e ndeshjes e kanë marrë autoritetet e Gjibrlatarit dhe jo UEFA.