No menu items!

Trajneri i Inter-it, Antonio Conte, ka folur pas humbjes së pësuar në finalen e Europa League kundër Sevilla-s.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë dhe e ekuilibruar. Ne kemi pasur raste, por jemi ndëshkuar nga një devijim i pafat i Lukaku-t”, ka thënë Conte.

“Ndjejmë keqardhje, por skuadra dha gjithçka kundër një rivali me shumë eksperiencë që është mësuar me ndeshje të tilla dhe që e ka fituar finalen disa herë. Në fund, kjo është ajo që e bëri diferencën”.

Në lidhje me të ardhmen: “Ka qenë e mrekullueshme për mua të jem trajneri i Inter-it, falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë ta provoj këtë eksperiencë”.

“Ka disa gjëra që kam përjetuar këtë vit që nuk më kanë pëlqyer, me gjithë respektin për të gjithë. Unë kam një familje dhe duhet të kuptoj nëse futbolli është prioriteti apo familja ime”.

“Sepse nëse disa situata ndikojnë te familja ime, kjo nuk është e pranueshme për mua. Gjithçka ka një limit, duhet të kuptoj ku është limiti im”.

“Do ta sqarojmë situatën me qetësi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që të kaloja një vit të madh tek Inter-it, por ka qenë gjithashtu edhe një vit shumë i vështirë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments