No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Sevilla pronare e Europa League-s

Sevilla pronare e Europa League-s

Europa League është kompeticioni i Sevilla. Pas triumfit 3-2 kundër Interit, klubi spanjoll e ka ngritur për të gjashtën herë këtë trofe në qiell. Askush si ata! Një ndeshje mjaft e luftuar, me shumë gola dhe me një perlë të realizuar nga Diego Carlos.

Roveshata e tij shkoi në rrjetë, ndërkohë që për Interin kishin shënuar më parë Lukaku e Diego Godin. Llogaritë me ata i kishte mbyllur Luke De Jong, sulmuesi që dy herë me kokë e kishte ndëshkuar portierin Handanovic.

GOLAT– Një finale që nis me gol dhe barazim rekordi, pasi vetëm tre minuta nga fillimi u akordua penallti në favor të Interit. Romelu Lukaku nuk gaboi dhe shënoi golin e 34-t, në sezonin debutues me zikaltërit. E kishte bërë diçka të tillë vetëm Ronaldo Fenomeni.

Gjithsesi kohë për festë nuk kishte, pasi Luke De Jong ishte në një formë të mirë dhe arriti t’i barazonte shifrat në minutën e 12-të. Me kokë, ai e dërgoi topin në rrjetë dhe shifrat shkuan në 1-1. Interi i finales ishte ndryshe.

Gjatë një sezoni të tërë kishte pësuar një gol me kokë, në finale pësoi dy. Sërish De Jong, në të 33’. Handanovic u dorëzua për të dytën herë, por Diego Godin mendoi ta qetësonte vetëm dy minuta pas. Me kokë edhe uruguaiani, i cili ndëshkoi Sevillan.

2-2, rezultat që mbeti në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë. Goli i radhës erdhi 15 minuta nga fundi i lojës dhe ishte një mrekulli nga Diego Carlos. Gjuajtja e tij me gërshërë e çoi topin në këmbën e Lukaku dhe më pas në rrjetë. Belgu mund të ngushëllohet vetëm me faktin që nuk quhet autogol, pasi në fund Sevilla ia doli të triumfonte dhe të ngrinte trofeun.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Chelsea vazhdon me fitore  në Premierligë

Skuadra e Chelsea po vazhdon më fortë të lartë në Premierligën angleze. Londinezët sonte kanë arritur të shënojnë fitoren...

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Zidane: Nuk përfshihem në punët e gjyqtarëve!

Zinedine Zidane mbajti gjuhën, kur fliste për lojën e diskutueshme dhe, si gjithmonë, ndoqi politikën e tij për të mos folur për arbitrat. Polemikat për...

Recent Comments