Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, mund të zërë vendin e Sebastian Vettel te Ferrari në Formula 1. Për momentin kjo është vetëm një ide, por gjithçka mund të ndodhë këtë sezon, duke parë paraqitjet e dobta të gjermanit me “kokëkuqen”.
Mick, 20 vjeç, aktualisht garon në Formula 2 me makinën Prema, ndërkohë që është pjesë e Akademisë Ferrari. Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit tha: “Mick në Formula 1? Është ende herët për ta diskutuar këtë çështje. Për momentin duhet të mendojë për sezonin ektual në Formula 2”.
“Mick po paraqitet mirë. Kishte objektiv përmirësimin dhe ka arritur rezultate të mira. Për sa i përket të ardhmes së tij do të flasim me të se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm. Mendoj se është më logjike që ta nisë rrugëtimin në Formula 1 me një makinë më të vogël, në mënyrë që të ambientohet me këto njëvendëshe”, tha Binotto.