Në 27 testimet e reja të Prishtinës për Covid-19 ka dalë një rast pozitiv. Lajmi është bërë i ditur nga IKPSHK.
Me kërkesë të KF Prishtina sot, me datën 20.08.2020, IKSHPK ka kryer testimin për prani të SARS-CoV-2 te anëtarët e ekipit të dytë të Prishtinës dhe nga 27 të testuar një ka rezultuar pozitiv dhe për këto rezultate është informuar menaxhmenti i KF Prishtinës. Futbollisti tashmë është larguar nga lista e “përforcimve” të Evropës, teksa klubi po shiqon të huazojë disa futbollistë të tjerë. Futbollistët dhe stafi i klubit do të testohen edhe njëherë para nisjes për në Gjibraltar.