Interi do të ndeshet me Sevilla-n në finalen e Europa League të premten në mbrëmje.
Një nga protagonistët e ndeshjes do të jetë Romelu Lukaku, i cili do të kërkojë t’i dhurojë zikaltërve trofeun, por edhe të arrijë dy objektiva të tjerë personalë.
Belgu ka realizuar 33 gola në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë me zikaltrit, një më pak se Fenomeni në sezonin e tij të parë me Inter-in.
Në finalen e së premtes, Romelu mund të barazojë ose të thyejë rekordin e legjendës brazialiane për numrin më të madh të golave të shënuar nga një lojtar në sezonin e parë me Inter-in.
Gjithashtu, belgu do të kërkojë të shpallet edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit. Aktualisht renditja kryesohet nga Bruno Fernandes me 8 gola, ndërsa Lukaku është në kuotën e 6 realizimeve.