Është konfirmuar orari i ri për ndeshjen Tre Penne – Gjilani, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.
Tre Penne ka bërë të ditur që takimi luhet nesër prej orës 20:00, e jo siç ishte paraparë fillimisht në orën 18:00.
Ndryshe, Gjilani u bë skuadra e tretë kosovare pas Dritës dhe Prishtinës që ndeshja i anulohet për shkak të rasteve me Covid-19.
Lajmi ka bërë bujë dhe ka ngjallë shumë reagime në Twitter.
Një prej postimeve më interesante ishte ai i redaktorit të mediumit prestigjioz ESPN, Dale Johnson.
”Het-trik! Që të tri ndeshjet e skuadrave kosovare janë shtyrë për shkak të rasteve pozitive me Covid-19.
Ndeshja e Gjilanit në San Marino ndaj Tre Pennes do të luhet të premten”, shkruan mes tjerash ai.