Trajneri i përkohshëm i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, i cili do ta drejtojë skuadrën bardhekaltër në ndeshjen e së shtunës kundër Lincoln Red Imps, nuk do të ketë në dispozicion futbollistin e Feronikelit, Besmir Bojku. Arsyeja e mosudhëtimit të këtij lojtari me pjesën tjetër të futbollistëve “të përkohshëm” të Prishtinës qëndron tek fakti se lojtari ka qenë në formë huazimi te Feronikeli nga Shkëndija. Si rrjedhojë, klubi nga Drenasi nuk e ka të drejtën ta huazojë një futbollist në një skuadër tjetër kur ai është në formë huazimi, raporton Futbolli.info nga burimet e klubit bardhekaltër. Ndeshja Lincoln Red Imps – Prishtina është planifikuar të zhvillohet të shtunën, me kusht që të gjithë lojtarët dhe stafi i Prishtinës të dalin negativ në testin për Covid-19.