No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK hap procesin e akreditimit për ndeshjet e shtatorit, numër i limituar...

FFK hap procesin e akreditimit për ndeshjet e shtatorit, numër i limituar i gazetarëve në ndeshje

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se është hapur procesi i akreditimit të mediave për ndeshjet e shtatorit:

Moldavi – Kosovë (UEFA Nations League 2021) – 3 shtator, Stadiumi “Ennio Tardini”, Parma.

Kosovë U21 – Angli U21 (U21 Euro) – më 4 shtator 2020, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Kosovë – Greqi (UEFA Nations League 2021) – 6 shtator, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Aplikimi bëhet kreditim në linkun e mëposhtëm

https://ffk-media.com/

Afati i fundit për aplikim për ndeshjen Moldavi – Kosovë është 25 gusht, 2020.
Afati i fundit për aplikim për ndeshjet Kosovë – Greqi dhe Kosovë U21 – Angli U21, është 27 gusht, 2020.

Kërkesat e pranuara pas këtij afati FFK nuk do t’i merrë në shqyrtim.

Paraprakisht ju bëjmë me dije se kësaj radhe numri i të akredituarve do të jetë dukshëm më i vogël se sa në ndeshjet e kaluara për shkak të protokollit të UEFA-s për ndeshjet gjatë periudhës së pandemisë, që parasheh numër të limituar të personave pjesëmarrës në një ndeshje.

Vini re: Për ndeshjen Moldavi – Kosovë, organizatori ka paraparë akreditimin e vetëm 5 gazetarëve moldavë dhe 5 gazetarëve nga Kosova dhe nga dy fotoreporterë.

Njoftimin për statusin e kërkesës për akreditim do ta merrni deri me datën 1 shtator 2020.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments