Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ishte i pranishëm në prezantimin e kryesisë së re të klubit të Drenicës.
I pari i Skënderajt konfirmoi edhe një herë mbështetjen e komunës për klubin, me theks të veçantë lojtarët.
Kryesia e klubit bëri prezantimin para lojtarëve. Kryetar i është zgjedhur dje Ilir Veliqi.
Kryetari i Komunës, Jashari, u premtoi lojtarëve se nuk do të kenë probleme me pagat, derisa theksoi se edhe obligimi i mbetur nga edicioni i kaluar do të shlyhet.
Kryesia e re menjëherë ka prezantuar edhe gjashtë përforcimet e para për sezonin e ri të Superligës.
Kuqezinjtë prezantuan Lulëzim Doshlakun, Valdo Zeçaj, Gentrit Dumani, Albutrint Morina, Jeton Dushi dhe Gentrit Hasi.
Doshlaku e Dushi së fundi luajtën me Dukagjinin, Zeqaj e Dumani tek Flamurtari, kurse Morina tek Llapi.
Drenica pritet të emërojë së shpejti edhe trajnerin.