Është e qartë se negociatat midis Milan dhe Zlatan Ibrahimovc nuk po shkojnë aq mirë sa pritej.
Problemi qëndron te paga e Ibras. Gjiganti suedez kërkon jo më pak se 7 milionë euro për të qëndruar te kuqezinjtë, ndërsa këta të fundit nuk dukej se donin të ofronin aq shumë për sulmuesin, duke vlerësuar shumën e 5 milionë eurve si të duhurën.
Mirëpo në fund, duket se klubi milanez është dorëzuar dhe ka rënë dakord me kërkesat e 38 vjeçarit. Sipas “La Gazzetta dello Sport” , kuqezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë Ibras plot 6 milion € në sezon.
Tashmë pritet vetëm përgjigja e futbollistit suedez, që pritet të jetë pozitive.