No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR UEFA diskuton me federatat kthimin gradual të tifozëve

UEFA diskuton me federatat kthimin gradual të tifozëve

UEFA ka zhvilluar sot një takim përmes videokonferencës me 55 Sekretarët e Përgjithshëm të federatave të saj anëtare për të diskutuar në veçanti për kthimin e mundshëm gradual të tifozëve në ndeshjet e UEFA-s.

Ky takim është pjesë e procesit të konsultimit që UEFA aktualisht po udhëheq – duke punuar ngushtë me autoritetet shëndetësore dhe qeveritë – për të studiuar fizibilitetin dhe ndikimin e një kthimi të mundshëm të tifozëve në stadiume, si pjesë e garave të klubeve dhe ekipeve kombëtare të UEFA-s.

Pjesëmarrësit e sotëm nënvizuan nevojën për higjienë të rreptë dhe masa sanitare për të garantuar shëndetin e të gjithë të pranishmëve në një lojë para se të lejohet kthimi i tifozëve.

UEFA theksoi që do të ishte shumë herët për të lejuar tifozët në ndeshjet e ardhshme të garave të ekipeve kombëtare që do të luhen në fillim të shtatorit dhe se duhet të zhvillohet ndeshja testuese për të studiuar saktësisht ndikimin e spektatorëve në protokollet aktuale mjekësore.

UEFA sugjeroi që Superkupa e UEFA-s, e cila do të luhet në 24 shtator në Budapest, të përdoret si një ndeshje testuese për të cilën mund të lejohej një numër i zvogëluar i spektatorëve.

Gjithshtu u diskutua edhe çështja e karantinës për lojtarët, veçanërisht për ndeshjet e ekipeve kombëtare, ku lojtarët që vijnë nga klube të huaja mund të rrezikojnë masa karantine pas kthimit në vendin e tyre të vendbanimit.

Federatat u inkurajuan t’u drejtohen qeverive të tyre për të kërkuar masa liruese për lojtarët dhe anëtarët e ekipit (të ashtuquajturat korridore ndërkombëtarë që tashmë ekzistojnë në disa vende). Fakti që lojtarët gjithsesi do të testohen rregullisht si pjesë e Protokollit gjithëpërfshirës të UEFA’s “Return to Play” duhet të sigurojë që përjashtime të tilla nuk paraqesin ndonjë rrezik për shoqërinë. Gjithashtu u nënvizua se korridore të tilla ndërkombëtare do të thjeshtojnë shumë organizimin e ndeshjeve.

Federatat gjithashtu do të kishin mundësinë për të kërkuar që një ndeshje të zhvendosej në një vend neutral, nëse kushtet aktuale të vendit mund të vinin në rrezik zhvillimin e ndeshjes.

Raporti i diskutimeve të sotme do t’i paraqitet Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së në ditët e ardhshme për të marrë vendime për çështjet e diskutuara.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments