Skuadra e Gjilanit ka mbërritur në San Marino, atje ku pritet ta zhvillojë ndeshjen e rundit parakualifikues në Ligën e Evropës, kundër Tre Penne.
Gjilani me Tre Penne do të përballet nesër nga ora 21:00 në stadiumin “Stadio Olimpico di Serrvalle” në San Marino.
Klubi ka publikuar disa foto nga mbërritja.
Skuadra iu është nënshtruar matjes së temperaturës për të gjithë anëtarët.
Ndryshe, Keita Aziz mungon shkak të dokumentave.
Ndërsa Sebino Plaku mungon për arsye lëndimi në muskulin e këmbës të pësuar në stërvitje.