No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK trajnon klubet për platformat "FIFA Connect" dhe "FIFA TMS"

FFK trajnon klubet për platformat “FIFA Connect” dhe “FIFA TMS”

Federata e Futbollit e Kosovës, sot, është duke e mbajtur trajnimin online me administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë rreth platformave të regjistrimit të lojtarëve “FIFA Connect” dhe “FIFA TMS”.

Në hapje të këtij trajnimi të gjithë të pjesëmarrësit i përshëndeti presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ua shpjegoi administratorëve të klubeve rëndësinë e këtyre platformave elektronike si dhe ritheksoi përkrahjen e vazhdueshme që FFK do ta japë për klubet.

Me këtë rast, presidenti Ademi potencoi se FFK është duke i bërë të gjitha përgatitjet për edicionin e ri të garave që është paraparë të nisë më 12 shtator dhe me këtë rast kërkoi edhe nga klubet që të punojnë intensivisht për një nismë sa më të mbarë në këto kushte dhe rrethana të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ky trajnim për klube po realizohet nga zyrtarët e FFK-së: Dardan Sadiku, Arta Osmani dhe Zgjim Sojeva. Gjatë këtij trajnimi po diskutohet rreth regjistrimit të lojtarëve vendorë, transferet vendore e ndërkombëtare si dhe për programet e solidaritetit të FIFA-s.

Artikulli paraprakGjilani arrin në San Marino
Artikulli i ardhshëmTuchel: Treguam urinë tonë

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Recent Comments