Skuadra e Llapit ka vazhduar t’i përforcojë radhët e veta për edicionin e ri që është paraparë të nisë më 12 shtator. Në fakt, pas Liridon Lecit, Llapi sot ka prezantuar mesfushorin defanziv me karrierë evropiane, Alban Ramadani, i cili ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin llapjan.
“Alban Ramadani është 25 vjeç, i lindur më 10.09.1994 në Genevë të Zvicrës, i gjatë 1.84 m. Ramadani pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në ekipet zvicerane si: Servette FC U21, FC Stade Nyonnais, FC Chiasso, FC United Zürich, SC YF Juventus, Etoile Carouge si dhe në Itali tek skuadrat: Calcio Padova, Pordenone Calcio dhe SS Maceratese 1922. Mirësevjen Alban”, shkruan faqja zyrtare e Llapit.