No menu items!
Ballina SPORTE TJERA US Open merr një tjetër goditje

US Open merr një tjetër goditje

Pak orë pasi fitoi turneun e Pragës, tenistja rumune Simona Halep, numri 2 në botë, ka marrë vendimin për të mos luajtur në grand slam e US Open, që nis më 31 gusht. “Pasi u mendova gjatë dhe analizova të gjithë faktorët, vendosa të mos udhëtoj në Nju Jork”, tha Halep.

“Gjithnjë kam thënë se do të vija mbi të gjitha shëndetin tim, ndaj preferoj të qëndroj në Europë dhe të stërvitem këtu. E di mqë në Amerikë kanë punuar fort për këtë turne, për të organizuar një event të sigurt”, tha Halep, fituese e dy grand slam në karrierën e saj (Roland Garros-2018 dhe Wimbledon-2019).

Në këtë turne, te femrat, do të mungojnë për shkak të pandemisë së Covid-19 edhe numri 1 në botë, Ashleigh Barty, kampionia në fuqi Bianca Andreescu, Elina Svitolina, Kiki Bertens dhe Belinda Bencic. Pra, do të mungojnë 6 nga 20 tenistet më të mira në botë. Te meshkujt do të mungojnë Roger Federer e Rafael Nadal.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments