No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Terr informativ; Edhe Prishtina si Drita, dështim total në informimin e publikut

Terr informativ; Edhe Prishtina si Drita, dështim total në informimin e publikut

Ndeshja kualifikuese për Ligën e Evropës mes Lincoln dhe Prishtinës është pezulluar.

Vendimi është marrë nga UEFA dhe autoritetet e atjeshme, përcjellë Gazeta Olle.

Pavarësisht zhvillimeve të jashtëzakonshme në Gjibraltar, Prishtina nuk ka publikuar ende asnjë lajm në faqen zyrtare.

Njëjtë si Drita në Zvicër, edhe Prishtina sot ka dështuar totalisht në informimin e publikut.

Përtej mediave, më shumë informata rreth ndeshjeve të skuadrave vendore kanë dhënë kundërshtarët e Dritës dhe Prishtinës, Inter d’Escaldes dhe Lincoln, që në këtë aspekt, besoni apo jo, janë treguar superiore ndaj klubeve tona!

Futbollistët e Prishtinës janë lënë jashtë hotelit ku ishin vendosur.

Prishtinasit po presin për t’u nisur drejt airoportit të Gjibraltarit.

Zyrtari i Prishtinës, Kushtrim Sopa, ka konfirmuar që skuadra do të kthehet në shtëpi.

“Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, ani pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin”, deklaroi Sopa për “RTK”.

“Skuadra tani do të marrë rrugën për t’u kthyer drejt Kosovës”, shtoi ai.

Prishtina mbetet në pritje të vendimit final të UEFA-s për fatin e takimit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments