Radio Televizioni i Kosovës ka bërë të ditur se sot do ta bëjë transmetimin e ndeshjes së rrethit parakualifikues për Europa League ndërmjet skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps dhe skuadrës fituese të Kupës së Kosovës, Prishtinës. Ndeshja fillon në orën 18:00, por paraprakisht RTK do të ketë edhe një emision special kushtuar kësaj ndeshje me analistë të ftuar, që do të nisë në orën 17:20. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare Sporti në RTK në facebook.