Kanë startuar ndeshjet e para çerekfinale të play off-it në NBA. Në Konferencën e Lindjes, skuadra kampione e Toronto fitoi 134-110 ndaj Brooklyn, sfidë e komanduar nga ekipi kanadez. 7 lojtarë të Toronto, përfshi 5 titullarët, realizuan mbi 12 pikë, me VanVleet që realizoi 30 pikë e 11 asist.
Në Lindje fiton edhe ekipi i Boston, që mposhti 119-101 Philadelphia. Sfidë e ekuilibruar, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Në periodën e fundit Boston mori frenat e lojës në dorë dhe triumfoi falë 32 pikëve e 13 rebound të Tatum.
Në Perëndim, ekipit të Denver iu desh koha shtesë për të mundur Utah Jazz 135-125, ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Murray me 36 pikë ishte lider për Denver, mbështetur nga Jokic me 29 pikë e 10 rebound.
Në çerekfinalen e fundit luajtur sot, Clippers fituan 118-110 ndaj Dallas, sukses i merituar i ekipit kalifornian, që e dominuan ndeshjen shumicën e kohës. Leonard realizoi 29 pikë e 12 rebound, ndërsa Paul George e mbylli me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Doncic.
Konferenca e Lindjes, – Çerekfinale play off
1-8, Milwaukee – Orlando
2-7, Toronto – Brooklyn, 134-110 (1-0)
3-6, Boston – Philadelphia, 119-101 (1-0)
4-5, Miami – Indiana
Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off
1-8, Lakers – Portland
2-7, Clippers – Dallas, 118-110 (1-0)
3-6, Denver – Utah Jazz, 135-125 (1-0)
4-5, Houston – Oklahoma