No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Koeman zbulon negociatat me Barcelonën, mungon veç firma

Koeman zbulon negociatat me Barcelonën, mungon veç firma

Ronald Koeman është në Zeist, selia e Federatës Hollandeze të Futbollit (KNVB). Që atje ka folur rreth largimit të tij si trajner i kombëtares portokalli dhe nënshkrimit me Barcelonën. Kur u pyet për rikthimin e tij në klubin katalanas, trajneri në fjalë tha: “Po, unë do të dëshiroja, por do të jetë përfundimtare vetëm kur firma të jetë hedhur në kontratë. Deri atëherë nuk mund të them asgjë për këtë. Edhe nëse do të doja”.

Në Zeist askush nuk dyshon se Koeman do të largohet nga kombëtarja, sipas shtypit holandez. Në fakt, Grau, CEO i Barçës, dje negocioi operacionin me federatën hollandeze. Koeman ka një kontratë aktuale me KNVB, por me një klauzolë që mund t’i ndërpresë marrëdhëniet e punës me ekipin kombëtar nëse Barcelona troket në derën e tij. Kjo klauzolë ishte e zbatueshme vetëm pas “Euro 2020”, por rrethanat kanë ndryshuar, pasi turneu u zhvendos më 2021.

Barcelona, gjithashtu, trokiti në derën e Koeman në janar, por ai e kundërshtoi propozimin. Koeman, 57 vjeç, luajti për Barcelonën nga viti 1989 deri më 1995 dhe i dha asaj Champions-in e parë më 1992, me golin e tij në finale kundër Sampdoria.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 2:1. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Recent Comments