No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK shpreson në vendim të drejtë të UEFA-s për ndeshjen Lincoln -...

FFK shpreson në vendim të drejtë të UEFA-s për ndeshjen Lincoln – Prishtina

Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka reaguar për anulimin e ndeshjes Lincoln Red Imps – Prishtina. Me këtë rast shtëpia e futbollit kosovar kërkon që të zbatohet rregullorja e UEFA-s rreth kushteve të pandemisë dhe të mos dëmtohet klubi bardhekaltër, siç ndodhi me Dritën, që u eliminua me rezultat zyrtar në tavolinë në Ligën e Kampionëve.

Reagimi i plotë i FFK-së

Anulohet ndeshja Lincoln – Prishtina, FFK shpreson në vendim të drejtë të UEFA-s

Ndeshja ndërmjet Lincoln Red Imps dhe Prishtinës, e paraparë të zhvillohej sot në orën 18:00, është anuluar pak kohë para fillimit të saj. Një gjë e tillë ndodhi pasi 8 futbollistë të Prishtinës dolën pozitiv në Covid-19, në rezultatet e paraqitura nga laboratori i licencuar nga UEFA në Spanjë. Përkundër këtij fakti dhe mungesës së disa prej futbollistëve titullarë që rezultuan pozitiv, Prishtina ishte e gatshme për ta zhvilluar ndeshjen me lojtarët që kishte në dispozicion, gjë e cila rekomandohet edhe me rregulloren e re të UEFA-s për ndeshjet gjatë pandemisë. Megjithatë, ishin autoritetet e Gjibraltarit që e pamundësuan zhvillimin e ndeshjes dhe kësisoj ndeshja u pezullua. FFK konsideron që kjo ndeshje është dashur të luhet dhe do t’i qëndrojë përkrah klubit të Prishtinës që vendimi i UEFA-s të jetë i drejtë dhe i arsyeshëm dhe të mos jetë në dëm të klubit tonë. Ne, si federatë dhe klubet tona jemi në situatë të palakmueshme, duke pasur parasysh faktin se UEFA nuk e ka licencuar asnjë laborator për kryerjen e testeve për Covid-19, teksa në vendet fqinje ku janë të licencuar laboratorët e tillë nuk është e mundshme lëvizja për shkak të mbylljes së kufijve. Po ashtu, është e çuditshme se si rezultuan 8 futbollistë pozitiv, kur para nisjes për në Gjibraltar në testet e kryera në IKSHPK të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ. FFK shpreson që kësaj radhe organet e UEFA-s do të jenë më vigjilente dhe do ta kenë parasysh situatën në të cilën ndodhemi në pandemi dhe në fund do të marrin vendim të merituar, duke pasur parasysh se FC “Prishtina” ishte pro zhvillimit të ndeshjes dhe kishte numër të mjaftueshëm të futbollistëve të gatshëm për lojë.  

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments