No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Dridhet Interi; “Lautaro do të zëvendësojë Aguero te Manchester City”

Dridhet Interi; “Lautaro do të zëvendësojë Aguero te Manchester City”

Manchester City duhet ta mposhtë Barcelonën në garën për nënshkrimin e Lautaro Martinez, thotë Owen Hargreaves, me sulmuesin e Interit që konsiderohet pasardhësi i përsosur i Sergio Aguero në “Etihad Stadium”. Një bomber argjentinas është duke gjeneruar shumë biseda transferimi në merkaton e kësaj vere, ndërsa një tjetër ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij te Manchester City. Për të ka filluar numërimi mbrapsht, pasi do të dalë lojtar i lirë në vitin 2021.

Pep Guardiola është plotësisht i vetëdijshëm se një sulmues tjetër i sprovuar do t’i kërkohet të mbushë këtë zbrazëti të konsiderueshme në Manchester. Aguero ka luajtur me “qytetarët” gjatë 9 viteve, duke u bërë golashënuesi kryesor i klubit në këtë proces. Gjetja e zëvendësuesit të përshtatshëm për amerikano-jugorin nuk do të jetë e lehtë, por një bashkatdhetar i tij mund të jetë ideali për këtë punë.

Lautaro ka treguar me Interin se është një superstar në realizim, me dy gola të tjerë të shtuar në llogarinë e tij mbresëlënëse për sezonin 2019-2020, realizuar kundër Shakhtar Donetsk. Nëse do të largohet nga “San Siro”, 22-vjeçari emocionues duket se synon “Camp Nou”. Barça e ka argjentinasin një nga objektivat kryesorë të merkatos, pasi e sheh si pasues ideal të Luis Suarez në Katalonjë, por ende nuk është bërë asnjë marrëveshje.

Kjo mund të jetë mbajtja e derës së hapur nga zikaltrit për ofertues më të mirë, në aspektin financiar. Hargreaves është i mendimit se Manchester City duhet t’i bashkohet “gjuetisë” për një sulmues të tillë, me potencial për të tashmen dhe të ardhmen.

Ish-mesfushori i “Blues” i tha “BT Sport”: “Unë e di se Manchester City po kërkon një zëvendësues për Aguero. Lautaro Martinez është lojtari ideal për këtë pozicion. Ai ka gjithçka, është i shkathët, një finalizues vdekjeprurës. E përsëris, ai ka gjithçka, edhe pse është vetëm 22 vjeç.

Lautaro është lloji i lojtarit që i bën punë Barcelonës dhe Manchester City në të njëjtin rol. Secila skuadër do të merrte një lojtar me të vërtetë të veçantë. Të presim e të shohim si do të evoluojë kjo pistë mjaft intriguese e merkatos”.

Interi kuptohet se nuk ka dëshirë të ndahet me Lautaro, pasi kërkon të mbajnë një repart sulmues të frikshëm, që përfshin gjithashtu Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, por një ofertë e madhe parash vështirë të refuzohet në këtë kohë krize të madhe prej pandemisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Cassano paralajmëron Interin: Do të ishte një katastrofë e vërtetë

Antonio Cassano, ish-sulmuesi i Inter-it, Milan-it dhe Roma-s, ka folur në kanalin Youtube të gazetarit Stefano Borghi. Ish-futbollisti ka folur në lidhje me luftën për...

Paraqitje e shkëlqyeshme e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Werder Bremen ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme. Milot Rashica “eklipsoi”...

Revolucion te Marseille! Prezantohen trajneri dhe presidenti i ri

Olimpique Marseille po përjeton një revolucion të vërtetë në klub, pasi ka ndryshuar trajner dhe president. Klubi francez ka bërë një komunikatë zyrtare, ku...

Recent Comments