Prezantim i ri tek Ballkani i Suharekës. Këtë jo talent, por një lojtar me përvojë.
Është Armin Bosnjak, mesfushori sulmues që vjen nga Mali i Zi.
“Kemi knaqësinë të ju informojmë se mesfushori ofanziv nga Mali i Zi, sot në ambientet e klubit ka firmosur kontratë e cila e lidh me klubin për tre vite të ardhshme”, njofton Ballkani.
Armin Bosnjak ka qenë pjesë e klubeve në ligat e Malit të Zi, si: FK Jedinstvo, FK Iskra, FK Rudar, FK Zeta.
Me klubet Rudar dhe Zeta ka përvojë ndërkombëtare pas qe ka luajtur në Europë me këto klube.
Ishte pjesë e përfaqësuesës së Malit të Zi për grupëmoshat U/17 dhe U/19.
Bosnjak mund të jetë pasardhësi i Blend Baftiut, i cili pritet të largohet nga Ballkani.