Dueli ndërmet Lincoln Red Imps dhe Prishtinës nuk do të zhvillohet përfundimisht. Shkak për këtë janë bërë tetë futbollistë të klubi kryeqytetas të cilët kanë rezultuar pozitiv në testet për “COVID-19”.
Autoritetet e Gjibraltarit nuk kanë lejuar që ndeshja të zhvillohet edhe pse ekipi i FC Prishtinës ka patur për t’u rikthyer menjëherë pas ndeshjes.
UEFA ende nuk ka dalë me një vendim zyrtar, mirëpo tashmë ajo që dihet është se ndeshja nuk do të zhvillohet.
Futbollistët dhe stafi i Prishtinës aktualisht ndodhen jashtë hotelit ku kanë qenë të akomoduar dhe janë në pritje të shkuarjes në aeroport dhe kthimit në Kosovë.