No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zyrtare! Roma i kalon presidentit të 25-të në histori për 591 milionë...

Zyrtare! Roma i kalon presidentit të 25-të në histori për 591 milionë euro

Roma e re lindi, në orën 15:30 të kësaj të hëne. Dan Friedkin është bërë zyrtarisht pronari i ri i klubit verdhekuq. Këtë mëngjes, në orën 11:00, avokatët e Pallotta dhe Texan u lidhën me telekamera nga Roma, Londra dhe Huston për të mbyllur përfundimisht transferimin e pronësisë dhe për të emëruar zyrtarisht Friedkin si presidentin e 25-të të historisë së kryeqytetasve italianë. Në katin e pestë të ndërtesës numër 66, në selinë e DLA Piper, avokatët e palëve mbyllën marrëveshjen me vlerë 591 milionë euro.

I pari që mbërriti, rreth orës 10:00, ishte avokati i ULAK, Claudio D’Alia. Më pas, përfaqësuesit e studiove të ndryshme dhe Gianluca Cambareri, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Romës. Në orën 11:45 të mëngjesit mbërriti CEO, Guido Fienga, dhe nënkryetari Mauro Baldissoni.

Në orën 12:30 një pushim i vogël në zyrat e Romës. Dy kamerierë nga një restorant jo shumë larg “Piazza di Spagna” sollën dy tabaka me proshutë dhe mozarela, sanduiçe “caprese” në katin e pestë të ndërtesës numër 66, si dhe 35 sallata frutash. Një ndalesë pune për drekë, para se të mbyllnin tarnsferimin e Romës te pronari i ri në orën 15:30. Njoftimi zyrtar do të arrijë me mbylljen e tregut të aksioneve.

Në orët e ardhshme do të zhvillohet konferenca përkatëse, e cila do të shohë Guido Fienga dhe Mauro Baldissoni aktivë në Romë. Në fund të ditës, megjithatë, një video do të transmetohet në kanalet e klubit verdhekuq me përshëndetjen e parë të presidentit të ri për tifozët e Romës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments