No menu items!
Ballina KRYESORE Liridon Leci prezantohet në fanellën e Llapit

Liridon Leci prezantohet në fanellën e Llapit

Liridon Leci është prezantuar sot në klubin e Llapit. “Liridon Leci është bërë pjesë e KF Llapit. Mbrojtësi i krahut të majtë, kampion në edicionin që lamë pas me FC Dritën, ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë. Leci ka përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë ndërkombëtar, andaj vjen si një përforcim me vlera për KF Llapin.
Liridon Leci në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e KF Hajvalisë (2014/15), FC Prishtinës(2013/14, 2016/17), FC Dritës (2017/18, 2018/19, 2019/20) si dhe ka luajtur edhe në Suedi tek skuadrat: Kalmar FF (2010/11, 2011/12) dhe Landskrona (2012/13). Leci gjatë karrierës së tij të gjatë është paraqitur në më shumë se 285 ndeshje dhe është shpallur kampion dy herë me Dritën si dhe ka fituar Superkupën e Kosovës me të njëjtin ekip“, njofton Llapi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments