Liridon Leci është bërë me skuadër të re pas largimit nga Drita.
Gazeta Olle përmes burimeve mëson që ai ka arritur marrëveshje me klubin e Llapit.
Prezantimi i tij në stadiumin “Zahir Pajaziti” pritet të bëhet së shpejti.
Leci mbylli një aventurë të jashtëzakonshme me Dritën e Gjilanit.
Për tri vjet, ai fitoi dy herë titullin kampion dhe një herë Superkupën.
Përkundër largimit, Leci mbetet një prej lojtarëve më të dashur nga tifozët e Dritës. /Gazeta Olle/
