Kalimi i Ralf Ragnick te Milani ishte thuajse i sigurt, por në fund gjithçka dështoi. “Faji” është i Piolit që po merr rezultate dhe po bën paraqitje të mira. Gjermani nuk pranoi të riniste revolucionin te Milani, pasi nuk donte të rrezikonte reputacionin e tij.
Një vendim i tillë nuk ishte aspak surprizë për ish-zbuluesin e talenteve te Milani, Massimo Morales. Ai thotë se e dinte se Ragnick do të refuzonte një kalim të tillë. “Unë do të isha pjesë e stafit të Rangnick në Milani. E dija më parë se nuk mund të arrihej një marrëveshje dhe ishte zgjedhja e Ralf të tërhiqej nga ajo lëvizje.
“Ai donte të bënte thjesht rolin e trajnerit”, – tha ai. Duket se gjermani nuk ka dashur të marrë përsipër aq shumë përgjegjësi për rindërtimin e Ragnick, prandaj e ka refuzuar një mundësi të tillë.