No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Barça e zyrtarizon largimin e Setien, trajneri i ri në ditët e...

Barça e zyrtarizon largimin e Setien, trajneri i ri në ditët e ardhshme

Barcelona ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Quique Setien. Tekniku i spanjollëve u pushua nga puna pas humbjes 8-2 nga Bayern Munchen, por dhe për faktin se nuk arriti të mbante vendin e parë në kampion.

Drejtuesit e kishin vendosur menjëherë pas disfatës me gjermanët, por tashmë gjithçka u zyrtarizua. “Bordi drejtues ka vendosur që të largojë Quique Setienin nga klubi. Ky është vendimi i parë në rindërtimin e ekipit të parë që do të bëhet nga stafi teknik dhe trajneri i ri që do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim”, – shkruhet në deklaratë.

Spanjollët duket se kanë vendosur dhe për trajnerin e ri që do të jetë Koeman. Ky i fundit është parë në Barcelonë dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij. Bartomeu ka premtuar një revolucion pas humbjes me Bayernin dhe tani pritet të shihet se çfarë do të bëjë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Ademi takohet me zv/presidentin e ri të DFB-së, në qershor nis realizimi i projekteve të përbashkëta

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit...

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Recent Comments