Ballkani ka finalizuar transferimin e talentit të ri nga KEK-u. Fanellën e portokallezinjve do ta veshë 17-vjeçari Erduan Ibrahimi, i cili ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin nga Suhareka.
“Shtatëmbdhjet (17) vjeçari, Erduan Ibrahimi elektricisti nga skuadra e FC KEK-u, i’u është bashkangjitur FC Ballkani. Erduani është qender sulmues shtatëlartë me fizikë të theksuar, ai ka nënshkruar me FC Ballkani kontratë tri vjeçare. Na priftë e mbara Erduan”, ka njoftuar klubi i Ballkanit, i cili duket se do të vazhdojë t’u japë hapësirë talenteve të rinj edhe në edicionin e ardhshëm.
