Pas largimit nga Llapi, Albutrint Morina është bërë shumë shpejtë me skuadër të re.
Mesfushori gjakovar ka arritur marrëveshje me klubin e Drenicës.
Lajmi është bërë i ditur nga burimet e Gazetës Olle pranë klubit kuqezi.
Kësisoj, Morina iu kthehet ngjyrave kuqezi pas dy aventurave në skuadrat tjera.
Ish-lojtari i Vëllaznimit fillimisht u transferua te Feronikeli, ku fitoi titullin kampion dhe Kupën e Kosovës, ndërsa më pas kaloi te Llapi.
Pos Morinës, Drenica ka arritur marrëveshje edhe me ish-lojtarin tjetër të Vëllaznimit i cili në edicionin e kaluar ishte pjesë e Dukagjinit, Jeton Dushin.