Shkruan: Alban Bellopoja
Në sportin më të dashur lojën e futbollit në fjalorin e tij sportiv jo rrallëherë e ndëgjojmë fjalën ‘luftë’.
‘Luftë’ në seancë stërvitore për të arritur qëllimin, ‘luftë’ në ndeshje për të arritur fitorën.
Futbolli dhe aktiviteti psiko-fizik ka rëndësi të madhe për ti shënuar gol dhe gradualisht të
arrihet deri tek fitorja ndaj Covid-19. ‘Lufta’ ndaj kundërshtarit Corona nuk bëhet me pasivitet por me aktivitet fizik dhe psikologjik.
Futbolli është një sport i cili në shumicën e rasteve zhvillohet në ambient të hapur dhe është i hapur për të gjithë pa dallim gjinije/race ndonjëherë dhe moshe,prandaj duhet lejuar ta ‘luftoje’ Coronën.
Aktiviteti fizik dhe sporti më i luajtur dhe i ndjekur në planetin tonë Futbolli ka rëndësi dhe
është domosdoshmëri e nëse vijon në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit dhe ‘luftën’ tonë të përbashkët.
Sporti në këtë rastë futbolli asesi të ndalohet por të vazhdohet me metodat e ‘luftës’ pa u
rrezikuar.
1.Të zhvillohen senacat stërvitore në grupe
2.Stërvitja të ketë përmbajtje dhe menyra të stërvitjes në distancë
3.Të zhvillohet aktiviteti në ambiente të hapura
4.Stërvitja të jetë më e shkurtër dhe më efektive , gjithmonë sipas grupmoshës përkatëse
Duke parë që Covid-19 ka prekur të gjitha sferat e jetës,shëndeti fizik është më i rëndësishmi në këtë mes sepse një trup i shëndetshëm i bënë ballë të gjitha sëmundjeve
psiko-fizike.
Prandaj,përfitimet shëndetësore që sjellë një sport si futbolli nuk duhej të ndalohen sepse
pasojat do fillojnë prej individit që nga mos aktiviteti fizik do pesojë në aspektin fizik,teknik
dhe psiko-social, duke vazhduar pasojat me punën dhe koordinimin në grupe dhe gjithashtu në aspektin e përgjithshëm si një ekip do të ketë pasoja organizative/financiare dhe të rezultateve sportive për edicionin e ri.
(Autori është trajner i futbollit)