Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës, me Max Verstappen që ka arritur të rezistojë dhe të sigurojë vendin e dytë.
Valtteri Bottas është renditur i treti pas një starti të keq.
Zhgënjen përsëri Ferrari, me Leclerc që nuk e ka mbyllur dot garën për shkak të problemeve në motor dhe Sebastian Vettel që ka dalë në vendin e shtatë.
“Uau, nuk e dija se ishte xhiroja e fundit. Isha shumë i përqendruar. Faleminderit djema”, ka thënë Hamilton menjëherë pas përfundimit të garës.