E ardhmja e Adem Maliqit është në udhëkryq. Gazeta raportoi sot për marrëveshjen e tij me Feronikelin, ku problemi i vetëm ishte se lojtari aktualisht është nën kontratë me Flamurtarin.
Megjithatë, kuqezinjtë nuk e kanë ndërmend ta lirojnë Maliqin.
Drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani, tha se Maliqi ka kontratë dhe do të mbetet në klubin kryeqytetas.
“Maliqi ka kontratë me klubin tonë edhe për një vit tjetër. Ne nuk do ta lirojmë që të shkojë askund”, deklaroi Hasani për Olle.
“Maliqi do të mbetet edhe edicionin e ardhshëm në skuadër sepse ka kontratë me ne”, shtoi ai.
Mbetet të shihet nëse dy klubet do të arrijnë ndonjë akord, në të kundërtën Feronikeli duhet të rishqyrtojë objektivat e afatit kalimtar.