Pas dështimit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kundër Lyonit, drejtuesit e Juventusit e shkarkuan Maurizio Sarrin, për t’ia besuar drejtimin e skuadrës legjendës së klubit, Andrea Pirlo. Tani pritet të ketë disa futbollistë që do të vijnë dhe disa tjerë që do të largohen nga klubi bardhezi. Raportet e fundit tregojnë se Pirlo ka kërkuar një qendërmbrojtës të ri.
Por, sipas Football Italia, Duvan Zapata, Raul Jimenez, Karim Benzema, Arkadiusz Milik, Alvaro Morata dhe Donyell Malen janë ndër objektivat e Juventusit në këtë afat kalimtar.
Prej tyre, raportohet se Zapata dhe Raul Jimenez janë kandidatët e preferuar, ndërsa sipas Sportitalia, Cristiano Ronaldo ia ka sugjeruar klubit ish-shokun e tij te Real Madridi, Karim Benzema, për të udhëhequr sulmin për Zonjën e Vjetër në sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë, nënshkrimi i Benzemas, i cili është një lojtar thelbësor në ekipin e Zidane, mund të jetë i vështirë dhe i shtrenjtë.