Paraqitja e Ivan Perisic te skuadra e Bayern Munchen ka qenë shumë pozitive gjatë këtij sezoni. Ai u shfaq mjaft mirë dhe në fitoren fenomenale ndaj Barcelonës me rezultatin 8-2. Gjermanët ishin të pavendosur për të ardhmen e tij, por duket se shanset që të mbetet në Gjermani janë shtuar.
Drejtuesi i lartë i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur në lidhje me të ardhmen e lojtarit. “Perisic ka pasur një sezon të mirë dhe ka një ecuri të qëndrueshme. Nuk është spektakolar, por shënon gola dhe jep asiste. Trajneri po bazohet tek ai dhe po e aktivizon.
“Kur u kualifikuam në fazën finale të Champions League pranoi të qëndrojë edhe për më pak para. E ardhmja? Nuk e di, por më pëlqen si lojtar dhe trajneri është i kënaqur me të”, – tha gjermani për Sky Sport.