Është gjithçka gati për sfidën mes Inter-it dhe Shakhtar Donetsk.
Dy skuadrat do të përballen të hënën në gjysmëfinalen e Europa League, ndeshje që do të përcaktojë se cila nga dy skuadrat do të luajë në finalen e madhe.
Junior Moraes, sulmues i ukrainasve, ka dashur të lajmërojë zikaltrit në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport.
“Nuk është një sekret forca e Inter-it është kryesisht te mbrojtja dhe fiziku i tyre. Por nëse Shakhtar do të jetë mbret, duhet ta mposhtë gjigantin”, ka thënë ai.
“Inter, favorit? Po, e sigurt. Por ne jemi në formë dhe kemi besim. Dhe gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme. Duam të shkruajmë historinë, si Shakhtar-i i UEFA-s në 2009-ën”.