No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Messi kërkon “revolucion” total, ose largohet nga Barcelona më 2021

Messi kërkon “revolucion” total, ose largohet nga Barcelona më 2021

Ylli argjentinas i Barcelonës është shumë i zhgënjyer nga eleminimi i hershëm prej Ligës së Kampionëve. Disfata turpëruese e mbrëmshme kundër Bayern Munich duket se e ka bindur gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”, Lionel Messi, të largohet nga Barcelona më 2021, kur i mbaron kontrata, nëse nuk do të ketë një ristrukturim të plotë të klubit katalanas, sipas “COPE”.

Kapiteni Blaugrana është gati ta vazhdojë karrierën larg nga “Camp Nou”, duke parë se gjërat nuk po ndryshojnë për mirë, vetëm sa përkeqësohen. Poshtërimi 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve e shtyn edhe më në këtë vendimmarrje. Kontrata aktuale e tij skadon verën e ardhshme, ndërsa ka qenë i lidhur me Interin dhe Manchester City, muajt e fundit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

FBK e nominon Linda Shalën për kryetare të KOK-ut

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot më 8 mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, Linda Shala...

Zymberi i Dritës godet Duron: Po mundohet ta shpikë ujin e nxehtë!

Drita ka marrë një tre pikësh të artë nga udhëtimi në Drenas. Gjilanasit triumfuan me rezultat minimal 0-1 falë një goli të shënuar nga Festim...

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Recent Comments