No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Lopetegui: Skuadra ime di si të përballet me emra të mëdhenj

Lopetegui: Skuadra ime di si të përballet me emra të mëdhenj

“Jemi të qetë, të gatshëm dhe të etur për të luajtur. Jemi ambiciozë dhe djemtë janë gjithashtu pak të emocionuar dhe po presin me padurim për të zbritur në fushë.”

Kështu u shpreh Julen Lopetegui, trajneri i Sevillas, gjatë konferencës për shtyp në prag të gjysmëfinales së Europa League kundër Manchester Utd.

“Do do të përballemi me Manchester United më të mirë të sezoneve të fundit. Ata kanë gjetur ekuilibër dhe për këtë arsye kanë qenë të pamposhtur që nga janari në një kampionat si Premier League. Janë ekip i plotë, që do të na detyrojë të japim më të mirën”, – shtoi ai në faqen e UEFA-s, duke kujtuar se kundërshtarët anglezë kanë patur mundësi të pushojnë 24 orë më shumë.

“Ata kishin një ditë më shumë pushimi se ne, por skuadra ime gjithmonë di si të japë më të mirën në situata të vështira. Shorti kështu ka dashur, por ne do të përpiqemi të përshtatemi dhe të jemi gati. Na pëlqejnë ndeshjet e rëndësishme, për këtë kemi luftuar gjatë gjithë sezonit: të kemi mundësinë për të luajtur ndeshje speciale kundër kundërshtarëve më  të fortë.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments