No menu items!
Ballina KRYESORE Kreu i FFK-së ngushëllon familjen Mehmeti dhe KF "Trepça'89"

Kreu i FFK-së ngushëllon familjen Mehmeti dhe KF “Trepça’89”

Koronavirusi Covid-19 po vazhdon të marrë jetë njerëzish në Kosovë. Betejën me këtë virus vdekjeprurës e ka humbur edhe punëtori shëndetësor mitrovicas, Sherafedin Mehmeti, i cili për shumë vite kontribuoi në futbollin kosovar si fizioterapeut në skuadrën e Trepçës’89. Telegram ngushëllimi për familjen dhe klubin mitrovicas ka dërguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i kreut të FFK-së

E nderuara Familje Mehmeti!

Të nderuar, drejtues, anëtarë dhe tifozë të KF “Trepça’89”

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sherafedin Mehmetit në moshën 50-vjeçare, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Sherafedin Mehmetit në futbollin kosovar ishte i madh. Ai për shumë vite e kreu me profesionalizëm dhe pasion punën e fizioterapeutit në KF “Trepça’89”, duke i qëndruar çdo herë afër futbollistëve dhe duke i motivuar ata për lojën e futbollit. Dr. Sheki, siç njihej në komunitetin sportiv mitrovicas, ishte njeri me virtyte të larta, atdhetar e besimtar i devotshëm dhe gjithnjë me pozitivitet, andaj vdekja e tij e hershme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin sportiv.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments