Ka kohë që Haris Fakiç lidhet me një afrim të mundshëm te klubi i Ballkanit. Menaxhri i njohur nga Shkupi mund të emërohet shumë shpejtë drejtor sportiv te klubi ‘portokallinj’.
Ditë më parë Gazeta “Olle” kishte raportuar për një lëvizje nga Korça në drejtim të Suharekës, mirëpo deri më tani ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete, teksa vetë Fakiç ka hezituar të flas.
Ka qenë vetë kryetari i klubit, Arsim Kabashi së bashku me trajnerin Ismet Munishi, kanë mbajtur një takim me menaxherin nga Shkupi, teksa lajmi është konfirmuar nga i pari i klubit të Ballkanit, i cili e ka postuar foton në rrjetet sociale.
Siç merr vesh Sheshi, menaxheri i njohur shqiptar ishte vendimtar në afrimin e Bajram Jashanicës te Ballkani dhe rinovimi i Mirlind Dakut me klubin nga Suhareka, megjithëse një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.
Klubi së shpejti pritet të zyrtarizojë këtë lëvizje, e cila do të ishte vërtetë e bujshme për suharekasit.