Armend Gashi është futbollist i ri i skuadrës së KEK-ut. Ish-futbollisti i deritashëm i Prishtinës ështëprezantuar te klubi i Ligës së Parë, pasi nuk gjeti hapësira tek skuadra bardhekaltër. Gashi vlerësohej si një prej talenteve të futbollit tonë, derisa më parë ishte edhe pjesë e Kombëtares U17.
“Talenti Armend Gashi përforcimi më i ri i skuadrës. I lindur me 29.01.2001 (19 vjeç) ish-lojtar i klubit të madh kosovar FC Prishtina. Armendi luan si sulmues i krahut të majtë dhe të djathtë. Ne si klub i urojm mirëseardhje Armendit dhe i urojmë shumë suksese në vazhdimsi”, njofton klubi nga Obiliqi.
