Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, do të jetë sërish pjesë e skuadrës zvicerane, Basel. Ai për një vit e gjysmë luajti te ish-kampionët helvetik në formë huazimi nga skuadra belge, Genk, por tani klubi zviceran do ta blejë kartonin e lojtarit.
Burime të afërta me lojtarin kanë bërë të ditur për portalin tonë se Edoni ishte këmbëngulës për të qëndruar te Baseli, në mënyrë që të zhvillohet edhe më tutje si lojtar, por edhe për faktin se gëzon respekt të madh tek tifozët e këtij klubi.
Megjithatë, deri më tash finalizimi i marrëveshjes është vonuar për shkak të dëmshpërlimit të lartë që ka kërkuar klubi belg për ta lënë të lirë.
Në edicionin e sapo përfunduar Zhegrova shënoi dy gola dhe kontribuoi me tri asistime në 22 paraqitje për Baselin.
Zhegrova ditë më parë ishte në pushime në bregdetin shqiptar.