No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Simeone: S’ka justifikime, urime RB Leipzig! Nuk mbaheshin dot

Simeone: S’ka justifikime, urime RB Leipzig! Nuk mbaheshin dot

Atletico Madrid eliminoi skuadrën e Liverpool, fituese e Champions League një vit më parë, por dje e pësoi nga RB Leipzig. Gjermanët shkuan në gjysmëfinale dhe askush nuk e kishte pritur. Gjithsesi trajneri Diego Simeone i përgëzon për kualifikimin dhe u jep meritat kundërshtarëve.

“Dhamë gjithçka që kishim. Ishte e vështirë të fitonim duelet, pasi ata ishin shumë të shpejtë. Ka qenë një vit i gjatë, me 60 ditë pushim. Pastaj erdhi presioni i rikthimit të Champions League. Kishim edhe një tjetër javë pushim para se të ktheheshim në stërvitje.

Nuk kemi qenë në gjendje të luajmë sikurse kemi dashur. Më pëlqeu RB Leipzig. Ishin të vendosur, kishin entuziazëm dhe freski. Kjo na kushtoi dhe nuk kam asnjë justifikim. Ne dhamë maksimumin dhe arritëm në çerekfinale. U eliminuam në mënyrë të drejtë dhe duhet të përgëzojmë kundërshtarin tonë”.

Edhe mesfushori i Atletico Madrid, Saul, ishte në një mendje me trajnerin. “Kundërshtari ishte superior ndaj nesh në shumë faza të lojës. Ishim shumë të ngazëllyer. Tifozët meritonin më shumë. Kishim shpresë dhe na vjen keq që u eliminuam”, deklaroi shkurtimisht Saul.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments