No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Probleme te Vushtrria, punë edhe për Prokurorinë

Probleme te Vushtrria, punë edhe për Prokurorinë

Ka kohë që klubi i futbollit, Vushtrria, nuk po kalon momente të mira. Rënia nga Superliga këtë vit nuk është brenga e vetme e kampiones së Kosovës në vitin 2014.

Ish-sekretarit të Vushtrrisë, Naim Ferizi, nuk po i lejohet as hyrja në stadiumin “Ferki Aliu”, pasi është shkarkuar nga bordi.

Ferizi në një prononcim për KOHËN akuzon pronarin e klubit, Bajrush Kajtazi. “Është rasti i parë që neve të klubit Vushtrria nuk na lejohet hyrja në stadium, nga ish-pronari që pretendon që e ka privatizuar klubin, por që në të vërtetë nuk e ka privatizuar. Nuk na lejohet hyrja as të përgatitemi për edicionin e ri. Klubi është i regjistruar si OJQ në Prishtinë, po ashtu edhe në Drejtorinë e Sportit në Vushtrri, klubi e ka xhirollogarinë dhe organet e veta, ashtu si parashihet me Ligjin mbi Organizatat Joqeveritare”, u shpreh Ferizi.

Ai thotë se rreth 30 persona të tjerë, përfshirë edhe futbollistë të njohur, si Labinot Osmani e Liridon Ahmeti, e kanë mbajtur një kuvend, ku kanë votuar për shkarkimin e Kajtazit dhe të anëtarëve të Bordit.

Sipas Ferizit, gisht ka edhe politika.

“Politika është përzier këtu sipas të gjitha gjasave. Bajrush Kajtazin janë duke e mbajtur pesë servilë këtu që kanë qenë më herët, e po ashtu edhe kryetari i Komunës dhe Drejtoresha e Sportit”, theksoi Ferizi.

Pjesa e pakënaqur po e konteston mënyrën e privatizimit të klubit në vitin e kaluar dhe pretendon se është tentuar edhe t’i ndërrohet emri klubit të Vushtrrisë…

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments