No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Presidenti i FFK-së priti klubet që u ngjitën një rang më lart

Presidenti i FFK-së priti klubet që u ngjitën një rang më lart

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë pritur sot përfaqësuesit e klubeve të cilat janë ngjitur një kategori më lart për edicionin e ri 2020/2021: Besa dhe Arbëria si anëtare të reja të Superligës, Kika dhe A&N si anëtare të reja të Ligës së Parë si dhe Vjosa e Dushkaja si anëtare të reja të Ligës së Dytë. Me këtë rast presidenti Ademi i përgëzoj këto klube për ngjitjen në një rang më të lartë të garave, duke shprehur shpresën se tani organizimi i tyre do të shënojë ngritje, teksa inkurajoj që të punojnë me vendosmëri për krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët, për të dëshmuar se kanë kapacitetet e nevojshme për ligat në të cilat do të marrin pjesë dhe kësisoj t’i shërbejnë edhe ngritjes dhe zhvillimit të mëtejmë futbollit në vendin tonë. Në anën tjetër, përfaqësuesit e klubeve shprehën respektin maksimal për krerët e FFK-së për kujdesin e treguar ndaj klubeve në periudhën e vështirë të pandemisë, si dhe u zotuan për organizim sa më të mirë në edicionin e ri të garave.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments