No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Nagelsmann: S'kemi shumë kohë për festë, tani na presin yjet e PSG-së

Nagelsmann: S’kemi shumë kohë për festë, tani na presin yjet e PSG-së

Julian Nagelsmann mund të festojë, por jo gjatë. E thotë edhe vetë, pasi më 18 gusht RB Leipzig përballet me PSG. Gjithsesi, klubi gjerman i krijuar në vitin 2009 e shkroi historinë duke shkuar në gjysmëfinale të Champions League. Kjo nuk do të thotë që nuk tentohet kualifikimi në finale.

Trajneri Nagelsmann, pas ndeshjes me Atletico Madrid që skuadra e tij e fitoi me rezultatin 2-1, u shpreh se e merituan kualifikimin: “ U bëmë pak pasiv pasi shënuam golin e parë dhe patjetër që ishim me fat për mënyrën se si e shënuam golin e fitores. Megjithatë ishim skuadra më e mirë në përgjithësi dhe treguam pjekuri. Nuk mbaj mend shumë situata të rrezikshme që kishte Atletico. Djemtë kanë punuar për veten e tyre dhe në këto kushte trajneri mund të ketë një ndikim shumë të vogël”.

RB Leipzig është një klub i ri dhe kalimi në gjysmëfinale të Champions është arritje e madhe. “Klubi është zhvilluar shpejt. U ngjitëm në Bundesliga dhe jemi kualifikuar tre herë në Champions League. Jemi akoma në Champions dhe sigurisht progresi është më i shpejtë se zakonisht në këtë klub. Janë emocione të mëdha për klubin dhe ekipin”, shton Nagelsmann.

“Si trajner duhet të shoh përpara dhe të përgatis ndeshjen e radhës. Nuk ka shumë kohë për të festuar, por mbase do e pimë ndonjë birrë në hotel dhe do të përqendrohemi te ndeshja me PSG-në. Duhet të  jemi shumë të shpejtë në vijën e mbrojtjes. Ka raste kur nuk mund të mbrosh kur tyre. Atalanta u përpoq të mbronte një kundër një, por ka shumë yje te PSG”, mbyll trajneri i RB Leipzig.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments