Kriza ekonomike te Reali është më e thellë seç mendohej. Klubi madrilen fitoi kampionatin, por po përballet me kolaps financiar sipas asaj që shkruan Sport. Madrilenët nuk po arrijnë të përmbushin detyrimet e tyre financiare.
Arsyeja është e thjeshtë, dy sponsorët kryesorë të kampionëve të Spanjës Adidas dhe Fly Emirates nuk po përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale. Ata kanë probleme për shkak të COVID-19 dhe në këtë mënyrë e pëson dhe skuadra spanjolle.
Presidenti Florentino Perez ka nisur rindërtimin e stadiumit që ende nuk dihet se kur do të përfundojë, po ashtu nuk dihet se kur do të kthehen tifozët në stadiume. Plani i radhës për madrilenët është të kërkojnë sërish ulje rrogash nga lojtarësh.
Futbollistët hoqën dorë nga 10% e rrogës, por duket se nuk mjafton, pasi presidenti do t’u kërkojë të ulin të ardhurat e tyre dhe me 10%. Shitja e lojtarëve mund të ndihmojë në mbushjen e arkës së kampionëve të Spanjës.