No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Guardiola: Nesër e tregojmë se kush jemi!

Guardiola: Nesër e tregojmë se kush jemi!

Manchester City është gati për duelin e nesërm çerekfinal ndaj Lyon. Skuadra angleze dëshiron të fitojë për herë të parë Champions League dhe Pep Guardiola karikon djemtë e tij në konferencën për shtypin.

“Nesër nis një tjetër turne, pasi ndodhemi në fazën finale. Jemi gati të japim gjithçka nga vetja dhe të dhurojmë paraqitje më të mira se dy sezone më parë. Jemi përgatitur mirë dhe ndihem krenar për atë që po bëjnë djemtë.

Mos të harrojmë që kemi kundërshtarë kundër dhe çdo ndeshje është si finale. Po punojmë për t’i dhënë vazhdimësi sukseseve tona dhe fitimi i këtij kompeticioni është shumë i rëndësishëm. Kundër Lyon do e tregojmë se kush jemi.

Pres nga djemtë që t’i qëndrojnë besnik stilit të tyre dhe të jenë vetvetja. Kundërshtari ka një ekip të fortë, Lyon ka shumë eksperiencë në Champions, kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm“, deklaron Pep Guardiola.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments