Covid-19 ka pasur pasoja të rënda në ekonominë e klubeve të futbollit, veçanërisht për klubet e vegjël që të ardhurat e vetme i kanë nga shitja e biletave dhe shitja e lojtarëve.
Shumë klube janë drejt falimentimit, një nga këto është Bradfrod, skuadër e National League, kategoria e pestë angleze.
Për këtë arsye një nga lojtarët e klubit ka vendosur të rinovojë kontratën me shifrën simbolike prej një sterline në javë.
Bëhet fjalë për Adam Nowakowski, 32 vjeç.
“Futbolli më ka dhënë shumë, tani dua t’i kthej diçka mbrapsht”, ka thënë futbollisti, i cili punon edhe si përgjegjës shitjesh për një kompani ushqimesh.